Smakiqi priti në takim lamtumirës shefin e ICITAP-it Cameron Fisher
Vushtrri, 15 dhjetor 2016- Në përfundim të mandatit të tij shefi i ICITAP-it Cameron Fisher sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Fisher u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, ekspertet e projektit të binjakëzimit si dhe menaxhmenti i lartë.
Drejtori Smakiqi falënderoi shefin e ICITAP-it Cameron Fisher për gjithë angazhimin, per bashkëpunimin, koordinimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Puna që ju keni bërë në Kosovës, konkretisht në Akademi është gjurmë e pashlyer, tha Smakiqi.
Ndërsa Cameron Fisher u shpreh i lumtur me organizimin e takimit lamtumirës nga Akademia, duke theksuar se gjatë këtyre viteve sa ka punuar në Republikën e Kosovës ka ndarë momente të mira edhe me AKSP-në.
Duke folur për bashkëpunimin me Akademinë, Fisher përcjelli edhe qëndrimin e ambasadës Amerikane në Kosovë për punën e shkëlqyer që po bëhet në këtë institucion.
Në fund Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë në shenjë falënderimi për Fisherin per angazhimin dhe ndihmën që ka dhënë në shumë projekte të rëndësishme për AKSP.