Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike nga Kosova vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri
Tiranë, 09 dhjetor 2016 - Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri si dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit që gjendet në kuadër të kësaj akademie.
Delegacioni nga Kosova u priten nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri në Tiranë Bilbil Memaj dhe dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Ilirjan Mandro.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave mes mësimdhënësve dhe studentëve të të dyja fakulteteve.
Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e studimeve në Fakultet.
Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve . Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.
Gjithashtu dekani Gashi dhe studentët paraqiten të dhëna të hollësishme për strukturën dhe mundësitë e studimeve të cilat u ofrohen studentëve në Fakultetin e Sigurisë si dhe rreth dinamikës së ndryshimeve të cilat kanë për synim përcjelljen e trendëve bashkëkohore në arsimin supërior.
Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri, Bilbil Memaj para delegacionit të Kosovës, foli për historikun e Akademisë së Sigurisë dhe për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Tiranë.
Memaj vuri në dukje rëndësinë e vizitave të ndërsjella mes dy Akademive dhe Fakulteteve të Sigurisë atij nga Shqipëria dhe nga Kosova të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes studentëve.
Drejtori Memaj dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Ilirjan Mandro shprehen gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të ndërsjella.
Në kuadër të kësaj vizite studentët folën për mënyrën e realizimit të punës praktike dhe aktiviteteve në kuadër të këtij projekti.
Vizita u realizua në kuadër të projektit të bashkëpunimit mes Fakulteti të Sigurisë Publike në Kosovës dhe Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Shqipëri