Mbahet takimi i rregullt i komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit

09.12.2016

Vushtrri, 09 dhjetor2016 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri publike u mbajt takimi i rregullt i komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian.

 

Në takim të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Krista Hak Udhëheqëse e projektit të binjakëzimit nga shteti anëtarë, ekspertet e projektit, Edis Agani nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë si dhe zyrtar të lartë të AKSP-së.

 

Në hapje të këtij takimi Drejtori Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit, duke i informuara ata lidhur me ecurinë e aktiviteteve të cilat janë zhvilluar njëherit edhe duke i falënderuar për angazhimin e tyre në arritjen e rezultateve drejt misionit të përbashkët në forcimin e arsimimit për zbatuesit e ligjit.

 

Gjithashtu Smakiqi foli edhe për vijimin e studimeve të rregullta në Fakultetin e Sigurisë pran Akademisë, lidhur me raportin e vetëvlerësimit për riakreditim të programit studimor dhe akreditim institucional të Akademisë. Ai në këtë takim të komitetit drejtues të projektit të binjakëzimit foli edhe për raportin e fizibilitetit për programin master duke shprehur edhe vizionin e AKSP-së që në të ardhmen e afërt të ofrojmë edhe studime postdiplomike.

 

Smakiqi në këtë takim të pranishmit i informoi edhe për shumë aktivitete të rëndësishme të cilat ka zhvilluar Akademia gjatë vitit që po e lëmë pas  si dhe rreth takimeve të shumta vendore e ndërkombëtare dhe mbështetjen që kanë dhënë në realizimin misionit të AKSP-së.

 

Ndërsa Krista Hak Udhëheqëse e projektit të binjakëzimit nga shteti anëtarë tha se projekti i binjakëzimit është duke shkuar ashtu siç është parapa në agjendë, dhe rezultatet e arritura deri më tani tregojnë për një seriozitet të punës së përbashkët duke i përfshirë të gjithë akteret në këtë projekt.

 

Gjithashtu edhe Ritva Vahakosski këshilltare rezidente e projektit nga shteti anëtarë prezantoi raportin e punës për tremujorin e fundit të vitit 2016, ku u prezantuan të arriturat dhe rezultatet e punës së projektit të binjakëzimit.

 

Në këtë takim vlerësime dhe komente u dhanë edhe nga përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë të cilët vlerësuan si shumë të suksesshëm punën e bërë deri më tani.