Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”

18.11.2016

Vushtrri, 18 tetor 2016 - Sot në Prizren filloi punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit” për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kastriot Gashi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.


Edhe kësaj here mbështetëse e punëtorisë “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, dokumente më rëndësi për Akademinë dhe agjencitë të cilat zhvillojnë trajnime është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).


Në hapje të kësaj punëtorie fillimisht Drejtori Smakiqi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, është ngjarje shumë e rëndësishme për planifikimin gjithëpërfshirës sa më real dhe të nevojshëm për agjencitë e sigurisë publike. Gjithashtu Smakiqi falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për institucionet e sigurisë publike, e në veçanti për Akademinë. 


“Plani i trajnimit është një dokument unik i përfshirjes të të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore, përmes të cilave arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Smakiqi.


Në vazhdim të fjalës së tij, Smakiqi tha se “qëllimi i kësaj punëtorie është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për agjencitë e sigurisë publike në fushën e ngritjes dhe avancimit të zyrtarëve të saj përmes trajnimeve të ndryshme, si dhe evidentimi i realizimit të objektivave strategjikë të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të AKSP-së për vitin që po lëmë pas”. 

 

Punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017” mbështetet nga OSBE-ja, partneri i vazhdueshëm i Akademisë, e cila po mbahet në Prizren dhe do të zgjasë katër ditë nga 18 - 21 nëntor 2016.