Një delegacion nga OSBE-ja vizitoi Akademinë
Drejtori Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit për vizitën e më pas ai informoi delegacionin me procese të rëndësishme të cilat ka kaluar Akademia që nga themelimi e deri me sot. Duke folur për historikun e Akademisë drejtori Smakiqi theksoi se OSBE-ja, bazuar në misionin e caktuar pas përfundimit të luftës, Demokratizimi dhe Ndërtimi i Institucioneve, në shtator të vitit 1999 filloi trajnimin e parë themelor për 176 kadet të Policisë së Kosovës.
OSBE-ja për një kohë të gjatë e ka menaxhuar Shkollën e Shërbimit Policor, më vonë Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, duke përfshirë donacionet infrastrukturore, laboratorë, uniforma të kadetëve, automjete, pajisje të IT (kompjuter, skaner, printer), pajisje policore dhe të agjencive tjera, pajisje të klasave të mësimit. OSBE është partneri kryesor edhe në mbajtjen e trajnimeve në Akademi.
Drejtori Smakiqi me thekës të veçantë foli edhe për Projektin e II të Binjakëzimit të Komisionit Evropian, projekt i implementuar nga Finlanda dhe Estonia e që ka për qëllimi përmirësimin e arsimimit në sektorët e rendit dhe sigurisë publike. Në implementimin e këtyre projekteve OSBE po ashtu ka ndihmuar Akademinë me organizimin e punëtorive të cilat lidhen me rezultatet e Projektit të Binjakëzimit.
Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia e Kosovës për Siguri Publike me shumë vende të Evropës dhe me gjerë duke shprehur nevojën e zgjerimit edhe më shumë të këtij bashkëpunimi me qëllim të bartjes së përvojave dhe eksperiencave në fushën e rendit dhe sigurisë.
Në fund Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë dhe po vazhdon të jap përmes trajnimeve në sektorin e sigurisë si dhe donacioneve të shumta të cilat kanë bërë AKSP-në një qendër profesionale të ofrimit të trajnimeve për të gjitha agjencitë e sigurisë në vende.
Ndërsa udhëheqësi i Komitetit të Auditimit në OSBE-së Hayk Karamayan, theksoi se e gjithë kontributi dhe përkrahja që ka dhënë OSBE për Akademinë ka qenë i arsyeshëm sepse rezultatet dhe sukseset mjaftë pozitive vetëm po shihen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për trajnimin e pjesëtareve të sigurisë.
Në fjalën e tij Ake Roghe drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri publike tha, kamë shërbyer në shumë misione nëpër botë por misioni im në Republikën e Kosovës është shumë i veçantë dhe mund të them se jam i kënaqur me progresin i cili po ndodh në Kosovë në veçanti në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në funde të vizitës delegacioni vizitoi edhe objektet përcjellëse të Akademisë ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan më shume lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë mbajnë trajnimet.