Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë
Vushtrri, 31 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, së bashku me menaxhmentin e lartë priti sot në takim një delegacion nga shoqata e miqësisë Austri - Kosovë. Delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sami Ukelli.
Fillimisht drejtori Smakiqi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga shoqata e miqësisë Austri-Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Më tej drejtori Smakiqi gjatë fjalës së tij, tha se kjo vizitë është e mirëseardhur dhe do të ndikoj në njohjen tonë reciproke, gjithashtu do të ndikojë edhe në vazhdimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve .
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me zhvillimet e fundit të Akademisë, zhvillimin e trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, si dhe rreth projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian. Me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë në Akademi si dhe rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia me institucione të sigurisë të vendeve të ndryshme nga Evropa, e njëra ndër to edhe me Akademinë e Sigurisë të Austrisë.
Në fund drejtori Smakiqi falënderoi delegacionin për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti austriak ka dhënë për Republikën e Kosovës.
Ndërsa delegacioni nga shoqata e miqësisë Austri -Kosovë shprehu interesimin rreth trajnimeve të ofruara në Akademi si dhe rreth inkuadrimit të gjinisë femërore në AKSP.