Ambasadorja e Finlandës vizitoi Akademinë

17.10.2016

Vushtrri, 17 tetor 2016 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi ambasadorja e Finlandës në Kosovë Anne Huhtamäki , e cila u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i AKSP-së.

 

Në këtë takim drejtori Smakiqi e informoi ambasadoren lidhur me historikun e Akademisë, progresin,  proceset e rëndësishme  të cilat ka kaluar Akademia e më theks të veçantë ai foli për projektin e binjakëzimit të Komisionit Evropian të implementuar nga Finlanda dhe Estonia,  projekt i cili ndihmoi në hapjen e Fakultetit të Sigurisë.

 

Gjithashtu drejtori Smakiqi foli edhe për projektin  i ri të binjakëzimit i cili ka për qëllim ,“Përkrahjen e mëtejme të arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.

 

Drejtori Smakiqi me këtë rast foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar  që ka Akademia  me institucionet e sigurisë të vendeve të ndryshme evropiane si dhe rreth anëtarësimit të Akademisë në  Asociacionin Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA).

 

Në fund drejtori Smakiqi  falënderoi ambasadoren Huhtamäki për vizitën, njëherit  ai shprehu  edhe  falënderimet që shteti i Finlandës ka dhënë për Kosovën e në veçanti për Akademinë.

 

Ndërsa në fjalën e saj ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, përgëzoi  drejtorin Smakiqi për progresin dhe zhvillimet e Akademisë. Ambasadorja Huhtamaki po ashtu shprehu mbështetje për Akademinë edhe në të ardhmen.

 

Në fund ata vizituan edhe objektet përcjellëse të Akademisë.