Drejtori Smakiqi merr pjesë në Konferencën vjetore të AEPC
Vushtrri 06 tetor 2016 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë po merr pjesë në Konferencën Vjetore të AEPC - Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (Association of European Police Colleges).
Akademia është anëtare vëzhguese e këtij asociacioni që nga shtatori i vitit 2009, ku janë të përfshira Akademitë Policore të vendeve të Evropës dhe më gjerë. Në Web faqen e këtij Asociacioni publikohen oraret e trajnimeve të akademive anëtare duke përfshirë edhe trajnimet e AKSP-së (si ofertë për pjesëmarrje reciproke në trajnime).
Konferenca po i zhvillon punimet e saja në Antalya të Turqisë prej 5 deri 7 tetor me temën boshte të konferencës \"Parandalimi i radikalizmit dhe zbatimin e tij në Trajnimin Policor\". Gjatë konferencës do të mbahet takimi i Bordit Drejtues të Konferencës.
Fjalimin përshëndetës e mbajti Prof. Dr. Yilmaz Çollak, Presidenti i TNPA, Vice President i AEPC, kurse hapjen zyrtare Dr Norbert Leitner, Presidenti i AEPC.
Në ditën e parë të konferencës mbajtën fjalime ekspert të fushave të parandalimit të radikalizmit të dhunshëm:
Prof. Dr. Bayram Ali SONER Çështjet dhe proceset që lidhen me Luftimin e radikalizmit;
Fatma Ceren YAZGAN nga Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Turqisë, - Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Çështje të Sigurisë dhe Inteligjencës, - Cikli i radikalizmit;
Dr. Bibi van Ginkel, studiues në institutin Clingendael Gjendja e legjislacionit në Evropë në lidhje me grupimet Radikale
Dr Omar Ashour, Ligjërues i lartë në Universitetin e Exeter, - Mënyrat dhe praktikat më të mira të mësimit rreth radikalizmit në Trajnimin Policor dhe
Darren Coventy Howlett, Gardia, Irland Guida e Trajnimeve nga fusha e Radikalizmit.
Në ditën e dytë konferenca vazhdon punimet me takimin e Bordit Drejtues të Asociacionit dhe aprovimin e Deklaratës Finale të Konferencës.