KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

06.10.2016

Vushtrri, 06 tetor 2016 - Një  delegacion i KFOR-it gjerman i kryesuar nga kapiten Stefan Niethman vizitoi sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, të cilët u priten nga drejtori i Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore  Shpend Shabani, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.


Gjatë takimit, drejtori Shabani  njoftoi delegacionin e KFOR-it për  zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë.

 

Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë,  për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

Drejtori  Shabani  foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster. 

 

Ndërsa KFOR-i gjerman shprehen interesimin e tyre lidhur me trajnimin e pjesëtareve të sigurisë e në veçanti të Policisë së Kosovës rreth përgatitjeve të tyre në raste të trazirave.

 

Në fund, delegacioni  vizitoi objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.