Në Akademi mbahet seminari i projektit të binjakëzimit

04.10.2016

Vushtrri, 04 tetor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi seminari dy ditor , “Përkrahja e mëtejme e arsimit në fushën e sigurisë publike në Kosovë”, projekt i Bashkimit Evropian i fituar nga Finlanda dhe Estonia.


Pjesëmarrës në këtë seminar janë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi , profesorët e Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë , menaxhmenti i lartë, përfaqësuesit e agjencionev të sigurisë si dhe ekspertët nga Finlanda dhe Estonia.

 

Fillimisht drejtori Smakiqi i përshëndeti të pranishmit e më pas foli rreth ecurisë së projektit të binjakëzimit . Duke folur rreth projektit ai vlerësoi lartë punën e bërë deri më tani duke vënë në pah edhe sfidat të cilat do të përcillen gjatë gjithë projektit deri në finalizim.

 

Seminari do të mbahet më dt. 04 dhe 05 tetor,  ku gjatë këtyre dy  ditëve edhe do të ketë prezantime nga ekspertet e projektit të binjakëzimit.