Në Akademi filloi punëtoria për komunitete
Vushtrri, 28 shtator 2016- Në Akademinë e Kosovës për siguri Publike sot filloi punëtoria , orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës.
Në hapjen e punëtorisë folën Ake Roghe, drejtor i Departamentit për siguri në OSBE i cili theksoi se gjatë këtyre dy ditëve sa do të qëndrojnë në Akademi pjesëmarrësit do të kenë mundësi të informohen rreth aplikimit dhe punës në Policinë e Kosovës.
Ju në të ardhmen do të keni një rol shume të rëndësishëm në Policinë e Kosovës, tha para të pranishmëve Roghe.
Policia edhe në të kaluarën edhe tani ka një rol të rëndësishëm dhe demokratike në sigurinë e qytetarëve pa asnjë dallim përkatësie etnike, fetare apo çfarë do tjetër.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, gjatë hapjes tha se punëtoritë e tilla janë shumë të rëndësishme që ndikojnë në informiminë tuaj rreth policisë.
Smakiqi u tha të pranishmëve se në këtë punëtori do të mësoni se si ta gjeni rrugën e mirë për tu inkuadruar në Policinë e Kosovës.
Rruga e ardhjes në Akademi nuk është e vështirë, duhet pak punë. Policia e Kosovës ka nevojë për ju, komuniteti i juaj ka nevojë për ju, familjet e juaja kanë nevojë për ju, tha Smakiqi.
Duke përmendur emra të njohur që janë të inkuadruar në Policinë e Kosovës dhe që janë të graduar, Smakiqi tha se në të gjithë shoqëritë e organizuara ekziston shkalleshmëria e arritjes së gradave.
Kjo rrugë nuk është e lehtë është përgjegjësi me u marrë më sigurinë e vendit të juaj, u shpreh Smakiqi duke thënë së në Kosovë ka barazi ndër etnike, fetare etj.
Smakiqi falënderoj OSBE-në për përkrahjen e Akademisë që po ja bënë në vazhdimësi.
Edhe kolonele Taibe Canolli e falënderoi OSBE-në, për organizimin e kësaj punëtorie, për punën dhe përkrahjen që i ofron Policisë së Kosovës që nga themelimi, më projekte të ndryshme që ndikojnë në fuqizimin e policisë.
Është shumë më rëndësi që një numër kaq i madh nga ju jeni të interesuar që të inkuadroheni në Policisë së Kosovës. Besoj se gjatë këtyre tri ditëve sa do të qëndroni në Akademi do të informoheni rreth procedurave të aplikimit për pranimin në Policinë e Kosovës, u shpreh Canolli.
Punëtoria orientimi për Romë Ashkali, Egjiptian me qëllim të rritjes së përfshirjes së tyre në radhët e Policisë së Kosovës, do te zgjate nga 28.09.2016 deri me daten 30.09.2016.