KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
Vushtrri, 21 shtator 2016 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim një delegacion të KFOR-it gjerman i kryesuar nga komandanti i këtij kontingjenti Siegfried Zeyer.
Gjatë takimit, drejtori Smakiqi njoftoi delegacionin e KFOR-it për zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë që zhvillohet nga Fakultetit i Sigurisë Publike.
Delegacioni u informua edhe për historikun e Akademisë, për strategjinë zhvillimore , për planin e veprimit të AKSP-së për vitin 2014 2018, për projektin e binjakëzimit që ka për qëllim forcimin e arsimit në fushën e sigurisë si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Drejtori Smakiqi foli edhe për bashkëpunimin e AKSP-së me KFOR-in, si dhe me institucione të ndryshme të Republikës Federale të Gjermanisë, siç është Universiteti Policor Gjerman në Münster, për mundësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Brandenburgut të Shkencave të Aplikuara Policore, si dhe për projektet e financuara nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë përmes Misionit në Kosovë të OSBE-së, siç janë vizitat e ndërsjella të zyrtarëve nga Universiteti Policor Gjerman në Münster dhe AKSP-ja, donacioni i librave për Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Konferenca Ndërlidhja me rrjete, e mbajtur në Prishtinë në tetor 2015.
Në takim, Drejtori Smakiqi falënderoi Kolonelin Zeyer për donacionin e kontejnerëve për nevoja të trajnimit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Ndërkaq kolonel Siegfried Zeyer përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturit e Akademisë. Duke folur për angazhimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, Zeyer tha se është shumë e rëndësishme pikëpamja e sigurisë, duke u shprehur për reduktimin e angazhimit të KFOR për shkak të situatës së sigurisë në vend, e cila gjithmonë e më shumë po përmirësohet.
Zeyer tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë publike në Kosovë.
Koloneli Zeyer u zotua që përkrahja dhe bashkëpunimi për Akademinë do të vazhdoi edhe me tutje.
Në fund, delegacioni vizitoi hapësirat e AKSP-së dhe falënderoi nikoqirët për mirëpritje.