U mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 16 shtator 2016 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e mëtejme të arsimit në fushën e sigurisë publike. Gjatë takimit ekspertët ndërkombëtarë prezantuan punën që është bërë gjatë tre mujorit të dytë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e projektit të binjakëzimit.
Duke e vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend, Smakiqi tha se ky projekt do të përmbush të gjitha synimet e tyre. Drejtori Smakiqi u shpreh u kënaqur me ecurinë e projektit të binjakëzimit.
Kjo më bënë të ndihem i sigurt që projekti do të përfundojë me suksese. Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë që qëllimi i projektit të realizohet ashtu siç është e paraparë, u shpreh Smakiqi.
Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme.
Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mire më zyrtarët e Akademisë dhe ekspertët tjerë edhe në tre mujorin e dytë janë shënuar rezultate të mira në realizimin e projektit.
Edhe përkundër sfidave Haak tha se deri me tani janë realizuar të gjitha pikat që kanë qenë të parapara në planë.
Edhe ekspertët të cilët ishin të pranishëm në takim vlerësuan se projekti ka shënuar progres. Të pranishmit folën edhe për hapat dhe veprimet që duhet të ndërmerren në realizimin e projektit gjatë muajve të ardhshëm.
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit.