Drejtori Smakiqi vizitoi KFOR-in gjerman në Prizren

11.07.2016Vushtrri, 07 korrik 2016 - Një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ka vizituar kotingjentin gjerman të KFOR-it në Prizren.

Në këtë takim drejtori Smakiqi me stafit e lartë të Akademisë, drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari, dhe udhëheqësi për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi u prit nga udhëheqësi i këtij kontingjentit, kolonel Siegfried Zeyer. Gjatë takimit të dya palët shkëmbyen informata lidhur me institucionet që i udhëheqin.

Drejtori Smakiqi e njoftoi Zeyer për rolin dhe veprimtarinë e AKSP-së, vizionin e Akademisë si dhe për zhvillimin e trajnimeve.
   
Po ashtu kontigjenti i KFOR-it gjerman u njoftua edhe për Projektin e Binjakëzimit që po zhvillohet në Akademi, marrëdhëniet me jashtë dhe zhvillime të tjera aktuale.

 

Koloneli Zeyer e njoftoi drejtorin Smakiqi me zhvillimet dhe aktivitetet e kontingjentit të KFOR-it gjerman, me theks të veçantë me fushëveprimet të cilat i kryen KFOR-i gjerman në Prizren dhe Kosovë.

Koloneli Zeyer ofroi mundësin e trajnimeve për zjarrfikës dhe emergjenca si dhe trajnime  për agjencitë tjera të sigurisë publike, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.


Delegacioni nga AKSP-ja vizitoi edhe hapësirat e këtij kontingjenti ku u këmbyen eksperienca infrastrukturore në fushat e ngjashme të institucioneve.