Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia
Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.
Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.
Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.