Përfundoi trajnimi për Taktikat ne Operacione Speciale
Vushtrri, 27 qershor 2016 - Pas një trajnimi dyjavor i mbajtur nga instruktorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës sot përfundoi trajnimin Taktikat ne Operacione Speciale.
NJSI në përfundim të këtij trajnimi demonstroj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike disa taktika intervenuese në operacionet me rrezikshmëri të lartë.
Të pranishëm gjatë demonstrimit dhe ndarjes së çertifikatave ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie , Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues tjerë.
Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha vlerësoi se ky trajnim është shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po vazhdon ti jap policisë. Rexha u shpreh i impresionuar më mënyrën e realizmit të ushtrimeve.
Duke shpresuar se eprorët dhe operatorët e NJSI-së kanë përfituar nga ky trajnim, Rexha u shpreh i gatshëm që ta mbështes këtë njësi edhe me tutje.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akdemisë, Ismail Smakiqi, tha se ky trajnimi është shumë i rëndësishëm për gjithë Kosovën. Smakiqi tha se Akademia gjithmonë ka qenë dhe është e gatshëm që të ofroi mbështetje më të gjitha kapacitet për trajnime të tilla. Ne jemi të njohur që ofrojmë trajnime jo vetëm për pjesëtarët e sigurisë publike në vend, por edhe për regjionin, tha Smakiqi.
Kurse komandanti i NJSI-së, Alban Jetullahu tha se trajnimi dy javor i cili u mbajt në kampin Vrella ka qenë një sfidë për vetë pjesëtarët e kësaj njësie.
Duke u shprehur i kënaqur me përvojat e fituara nga ky trajnim, Jetullahu tha se Njësia Speciale Intervenuese është edhe një hapë përpara në realizimin e detyrave të përcaktuara në misionet e saja.