U mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

17.06.2016

Vushtrri, 17 qershor 2016 – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i parë i Komitetit  Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike. Në këtë takim u diskutua dhe u prezantua puna tre mujore  e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtorët vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti

Gjatë takimit u vlerësua se në tre mujorin e parë është shënuar progres.. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë, i cili është i  rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend. 


Smakiqi tha se Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë, që ky projekt të përfundoi me sukses. 

Ai tha se gjatë punës tre vjeçar të projektit të dytë të binjakëzimit do të ketë shumë sfida, por siç tha ai me punë dhe përkushtim do të përmbyllet me sukses.

“Ky projekt vjen si rezultat i përfundimit më sukses të projektit të parë i cili ka pas për qëllimi ‘përmirësimin e arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik’, i cili ka rezultuar me akreditimin e programit të studimor bachelor për periudhën tre vjeçar si dhe me hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike”, u shpreh Smakiqi.

Duke vlerësuar se  kjo është shumë më rëndësi për Akademinë, drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
 
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme. Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mirë, puna në tre mujorin e parë ka rezultuar më sukses. 

Ajo tha se ka qenë bashkëpunim aktiv mes anëtarëve të AKSP-së dhe ekspertëve të projektit duke shkëmbyer përvojat dhe njohurit edukative arsimore në fushën e sigurisë. “Një detyrë e rëndësishme është që ta mbështesin Akademinë në procesin e ri akreditimit të programit bachelor i cili proces  është duke vazhduar”, u shpreh Haak. 

Ndërkaq, Rafael Nievergelt, përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim, tha se projekti i dytë do të përfundoj më sukses.

“Kur shoh përvojën që keni pas në projektin e parë, besoj që ky projekt do të jetë shumë pozitivë dhe do ti arrijë të gjitha. Unë shpresoj që në bazë të bashkëpunimit do të kemi sukses”, tha Nievergelt.
 
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
 
Vahakoski, bëri prezantimin e së cilës komponent veç e veç që është realizuar deri me tani. Ai tha se puna për realizimin e projektit do të vazhdojë edhe në muajt tjerë ashtu siç është punuar deri me tani.
 
Vlerësim pozitivë për ecurinë e projektit dhanë edhe zyrtarët, përfaqësuesit dhe ekspertët tjerë të cilët ishin të pranishëm në  takim. Ata vlerësuan se Akademia është shembull për ngritjen e nivelit të lartë të arsimit në fushën e sigurisë publike.


Tutje në takimin e parë të Komitetit  Drejtues të Projektin të  Binjakëzimit  u fol edhe për veprimet që duhet të ndërmerren në tre mujorin e ardhshëm.

Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit si dhe personel akademik.