U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

13.06.2016

Vushtrri, 13 qershor 2016-  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP) mbajti sot  takimin e tij të pesëmbëdhjetë, gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me funksionalizimin e Akademisë dhe Fakultetin e Sigurisë Publike.

Pikë diskutimi në rëndin e ditës  ka qenë përcaktimi i  kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2016-2017 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi. Më këtë rast funksionalizimi i Fakulteti u vlerësua në mënyrë pozitive.

Gjithashtu gjatë takimi, anëtarët e bordit të Akademisë diskutuan rreth themelimit të grupit punës për përcaktimin e statusit të studentëve në Agjencionet përkatëse pas përfundimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi.

Diskutim tjetër ka qenë edhe mobiliteti i studentëve të Fakultetit, ku dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi  foli rreth sqarimit  dhe rëndësinë së mobilitetit.

Ndryshe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, njoftoj anëtarët e bordit rreth shpenzimeve dhe planifikimeve  buxhetore në organizimin e trajnimeve, ku u kërkua që Akademia të përkrahet në këtë aspekt.
Tutje në takimin e Bordit të AKSP-së u bë prezantim i aktivitetit “Mbështetja e mëtejme e Bordit të AKSP-së si mekanizëm koordinues për implementimin e trajnimeve profesionale për të gjitha Agjencionet e Sigurisë Publike”, të projektit të binjakëzimit.

Në takim, përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna i cili njëherit është edhe kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, u/d  i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues Sokol Zogaj, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti,  Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,  Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra  si dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.