Filloi seminari tre ditor në Akademi

23.02.2016

Vushtrri, 23 shkurt 2016- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP),  sot filloi seminari treditor për anëtaret e grupeve punese për kurrikula të projektit  të binjakëzimit të Komisionit Evropian IPA II.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSP Ismail Smakiqi iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti duke i falënderuar ata për bashkëpunimin e treguar në projektin e binjakëzimit IPA I. Me këtë rast drejtori Smakiqi uroi fillim të suksesshëm të projektit të ri të binjakëzimit IPA II, i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”.

Smakiqi vlerësoi lartë projektet e Bashkimit Evropian  duke theksuar se  fal ndihmës dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë  në AKSP sot ofrohet edhe arsimimi i lartë për të gjithë agjencionet e sigurisë publike.
Në këtë seminare tre ditor pjesëmarrës janë  ekspertë të projektit, zyrtarë nga Akademia si dhe përfaqësuese të agjencioneve të sigurisë publike. Seminari do të fokusohet në teorinë, parimet dhe kushtet për zhvillimin e kurrikulës.

Gjithashtu gjatë këtij seminari do të trajtohen edhe metodat për përcaktimin e rezultateve të mësuarit për secilin trajnim, si dhe kushtet për validimin dhe implementimin e kurrikulave të reja.