Filloi trajnimi bazik për integrimin e pjesëtarëve serbë të quajtur “Mbrojtja Civile” në institucionet e Kosovës

08.02.2016

Vushtrri, 08 shkurt 20016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi bazik për integrimin, e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, në Institucionet e Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e hapjes  morën  pjesë ministrja  pa Portofol për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri, ambasadori i OSBE-së në Kosovës Jean Claude Schlumberger, Eva Gutjahr përfaqësuese e misionit të EULEX-it në Kosovë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë  së Pushteti Lokal, Besnik Osmani.  

 

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka falënderuar të gjithë ekipin që ka qenë pjesë për rekrutimin e pjesëtarëve për ti integruar në Institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu ministrja Tahiri ka falënderuar ambasadorin e OSBE-së dhe drejtorin Smakiqi për krijimin e hapësirave për realizimin e këtij trajnimi. Tahiri tha se ndryshimet që po ndodhin, të cilat kanë ardhur si rezultat i dialogut në Bruksel, janë ndryshime pozitive.

 

“Ndryshimet gjithmonë janë pjesë e jetës dhe ju po kaloni nëpër këto ndryshim. Nuk është hera e parë, e as e fundit që ndodhin zhvillime dhe ndryshime, gjithmonë shoqëritë janë në kërkim të integrimit të atyre njerëzve që nuk kanë mundur të integrohen, integrimi është një kënaqësi për neve si Qeveri e Republikës”, u shpreh Tahiri para të pranishmëve. Ajo tha se Qeveria e Kosovës  është e përkushtuar që integrimi të jetë cilësor dhe jo vetëm obligim.  

 

Duke vlerësuar se detyra e shërbyesve civil është një detyrë e veçantë ministrja Tahiri tha se çdo shërbyes civil duhet të shërbej në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

“Për të qenë shërbyes civil të devotshëm duhet njohuri nga ligjet që janë bazë për administratën publike, duhet njohuri për qeverisjen demokratike, por ajo çka është e rëndësishëm është që nesër si shërbyes civil të trajtoni çdo palë në mënyrë të barabartë”, u shpreh Tahiri.  

 

Kurse Ambasadori i OSBE-së në Kosovës, Jean Claude Schlumberger, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha ata që ishin të interesuar për realizimin e këtij trajnimi. Duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëtarëve të “mbrojtës civile” në inkuadrimin e institucioneve të Kosovës, ambasadori Schlumberger tha se për ndryshimin e jetës duhet inkurajim . 

 

“Prezenca e juaj këtu është një akt i tillë. Parimet e para të demokracisë janë qasja në institucionet legale dhe në informacion, pastaj të drejtat e gjuhës, të drejtat gjinore dhe të gjitha fushat për të drejtat dhe liritë e njeriut. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për institucionet publike dhe për të gjitha ata që japin shërbime për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Schlumberger. Ai  tha se OSBE-ja ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuoi në institucionet publike.

 

Ndërsa Eva Gutjahr përfaqësuese e misionit të EULEX-it në Kosovë, tha dialogu i cili ka për qëllim integrimin është shumë i nevojshëm për çdo qytetarë të Kosovës. “Ky dialog i cili ka për qëllim  integrimin është shumë i rëndësishëm dhe me mundësi të mëdha për ju që të integroheni në komunat tuaja”, tha Gutjahr. 

 

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit tha se Akademia është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, për të gjitha institucionet e sigurisë publike. 

 

Ai duke falënderuar ambasadorin Schlumberger për përkrahjen e vazhdueshme që i bëni Akademisë tha se Akademia është njohur ndërkombëtarësh si Institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për gjitha agjencionet e sigurisë publike.

 

“Gjatë vitit 2014 dhe 2015 në Akademi kanë përfunduar trajnimin pjesëtarët e strukturave të ndryshme të cilët janë integruar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues dhe Agjencinë e Menaxhimit  Emergjent”, tha Smakiqi. Drejtori Smakiqi tha se Akademia do të ofroj përkrahjen e duhur më qëllim që edhe ky trajnim si gjitha trajnimet tjera të përfundoj me sukses. 


Edhe Besnik Osmani sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Pushteti Lokal ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij trajnimi. Ndryshe trajnimi do të zgjatë 5 javë ku do të marrinë pjesë 378 e pjesëtarëve të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, të cilët do të znkuadrohen në Institucionet e Republikës së Kosovës.