Pjesëmarrësit e konferencës Dita e Sigurisë së Mençur Austriako-Kosovare 2016 vizituan Akademinë
Vushtrri, 4 shkurt 2016 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizituan pjesëmarrësit e konferencës Dita e Sigurisë së Mençur Austriako-Kosovare 2016, të udhëhequr nga Gunter Fehlinger udhëheqës i Shoqatës Austriako-Kosovare.
Pjesëmarrësit e konferencës u priten nga drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, përfaqësues nga Agjencioni për Menaxhim Emergjent si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.
Fillimisht drejtori Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi delegacionit e më pas bëri një prezantim të historikut, të punës dhe zhvillimeve të rëndësishme të Akademisë. Në theks të veçantë ai foli edhe për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi , për bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe për projektin e binjakëzimit IPA II të përkrahur nga Bashkimi Evropian i cili ka të bëjë me Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë.
Ndërsa Gunter Fehlinger udhëheqës i Shoqatës Austriako-Kosovare shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në veçanti për Agjencionin e Menagjimit Emergjent.
Gjatë këtij takimi u bënë edhe prezantime nga përfaqësuesit nga Austria si dhe nga Agjencioni i Menagjimit Emergjent në Kosovës lidhur me punën, legjislacioni dhe funksionimin e emergjencave.
Temë diskutimi me rendësi e këtij takimi ishte edhe krijimi i grupeve vullnetare për zjarrfikës e që është mjaftë me rëndësi për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në funde të takimit drejtori Smakiqi falënderoi shtetin austriak për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në Kosovë.