Filloi Projekti i ri i Binjakëzimit IPA II

02.02.2016

Vushtrri, 2 shkurt 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi Projekti i ri i Binjakëzimit i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”.  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili është edhe udhëheqës i projektit nga vendi përfitues priti sot në takim këshilltaren Rezidente të Binjakëzimit, Ritva Vähäkoski.

 

Drejtori Smakiqi e përgëzoi këshilltaren e binjakëzimit, Vähäkoski, për fillimin e këtij projekti. Ai më tutje u shpreh i kënaqur për fillimin e këtij projekti i cili do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ofrohen nga AKSP.

 

Me këtë rast Smakiqi e informoi Vähäkoski për takimin e mbajtur  më 19 janar 2016, në të cilin morën pjesë zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministritë relevante, Institucionet e Sigurisë Publike dhe partnerët ndërkombëtarë të AKSP, në të cilin të gjithë u njoftuan për fillimin e Projektit të Binjakëzimit, ku edhe u përcaktuan pjesëmarrësit e Komitetit Drejtues të Projektit.

 

Në fund Drejtori Smakiqi i ofroi Vähäkoski përkrahje të plotë në realizimin e të gjitha detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të projektit.

 

Ndërsa këshilltarja rezidente e binjakëzimit, Ritva Vähäkoski falënderoi drejtorin Smakiqi për pritjen dhe përkrahjen e fillimit të projektit.

 

Ajo theksoi bashkëpunimin e mirë tashmë të arritur në kuadër të projektit, bazuar edhe në bashkëpunimin që AKSP-ja e ka pasur edhe gjatë projektit të mëparshëm.

"Gjysma e punës është e kryer kur bëhet planifikim i mirë” u shpreh Vähäkoski, Në fund të takimit, Vähäkoski u shpreh e gatshme për fillimin e punës në kuadër të Projektit.

 

Projekti i Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë” do të zgjatë  tri vite ku përfitues janë  Finlanda dhe Estonia.