Bordi I Akademisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2015
Vushtrri, 21 dhjetor 2015 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot mbajti takimin e trembëdhjetë dhe të fundit për vitin 2015. Temë diskutimi kanë qenë zhvillimi i trajnimeve si dhe proceset tjera nëpër të cilat ka kaluar Akademia gjatë vitit 2015.
Gjatë këtij takim u shqyrtua projekti i planit të trajnimeve për vitin 2016, ku janë të përfshira trajnimet e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.
Po ashtu në mbledhjen e rregullt të Bordit të Akademisë, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi e bëri prezantimin e realizimit të intershipit - pjesa praktike, e studentëve në programin bachelor drejtimi Siguria Publike.
Gjithashtu në mbledhjen e rregullt të bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin një vjeçar të Akademisë, raport i cili u vlerësua lartë nga të pranishmit, në realizimin e objektivave të AKSP-së.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, U/d i Drejtori të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, Fadil Kodra, zv.Drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Kosovës Valdete Krasniqi si dhe përfaqësuesit e OSBE-së.