Drejtori i Policisë së Shqipërisë vizitoi Akademinë

18.12.2015

Vushtrri, 18 dhjetor 2015 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako. Drejtori Çako u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi. Për nderë të kësaj vizite u organizua edhe parada e kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 53-të. Me këtë rast drejtori Çako mbajti një fjalim para kadetëve duke ju dëshiruar përfundim të suksesshëm të trajnimit si dhe duke ju uruar punë të mbarë në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.

 

Gjithashtu, përmes këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

 

Drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako u shpreh se, “ndihet i lumtur me arritjet e Akademisë dhe punën e cila zhvillohet këtu në trajnimin dhe aftësimin e  pjesëtarëve të  sigurisë publike”.

Ai shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim dhe kordinim në mes dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.

 

Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.