Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier
Vushtrri, 15 dhjetor 2015 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier.
Drejtori Smakiqi e falënderoi drejtorin Twelmeier për ndihmën e dhënë Akademisë, për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin dhe ngritjen e vlerave. Ai po ashtu shprehi mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që OSBE-ja i ka dhënë Akademisë, edhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë ndihmuar në ngritjen sa më profesionale pjesëtareve të sigurisë publike.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, Carsten Twelmeier gjatë takimit të tij lamtumirës e përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturat e tij. Ai tha se Akademia është duke ecur në rrugë të drejtë në ofrimin e arsimit cilësor në fushën e sigurisë.
Gjithashtu Twelmeier u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe ambientin e punës që i është krijuar këtu në Akademi nga stafi drejtues si dhe bashkëpunëtorët e tjerë duke shtuar se pikërisht ky bashkëpunim dhe mirëkuptim ka ndikuar që rezultatet të jenë në nivel të lartë.
Në fund drejtori Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë për drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për AKSP.