Në Akademi u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë

08.12.2015

Vushtrri 08 dhjetor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë i cili është i organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura,( DCAF).

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Fitim Shishani fillimisht i përshëndeti te pranishmit duke falënderuar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për mundësin që ky seminar të mbahet në Akademi. Ai u shpreh i lumtur qe Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me DCAF të mbaj një konferencë të nivelit të lartë.

Seminari ka për qëllim të bashkoi përfaqësues të institucioneve të sigurisë për kontroll dhe mbikëqyrje policore nga shtete të ndryshme, për të diskutuar praktikat aktuale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.

Pjesëmarrës në këtë seminar, përveç zyrtarëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë edhe përfaqësues të institucioneve për mbikëqyrjen policore nga Franca, Hungaria, Irlanda, Norvegjia, Shqipëria, Holanda etj.