Diplomoi gjenerata e 40 e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 13 nëntor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomoi gjenerata e 40-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), e cila numëron 25 pjesëtarë. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Shefi i Divizionit të Fuqizimit të EULEX-it, Peter Bach, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj si dhe përfaqësues tjerë nga agjencionet e sigurisë publike.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë fjalimit të tij tha se pa shërbim korrektues nuk ka sistem të drejtësisë funksional. Është një lajm i mirë për drejtësinë kur i shtohen edhe një numër i madh i gardianëve, është hallka e fundit, por është hallka me e rëndësishme në sistemin e drejtësisë, u shpreh Kuçi duke thënë se gardianet e sa po diplomuar duhet të ndihen krenar për punën që kanë zgjedhur.
Punën që e bëjnë hetuesit, prokuroret gjyqtaret, nëse vuajtja e dënimit nuk është adekuate atëherë është e kotë. Ndihuni krenar që jeni pjesë e shërbimit korrektues dhe sistemit të drejtësisë, tha Kuçi duke u shpreh i gatshëm për përkrahjen e vazhdueshme ndaj të gjithë gardianëve.
Shefi i Divizionit të Fuqizimit të EULEX-it, Peter Bach tha se puna e gardianit është një punë mjaftë e vështirë, por është krenari për të qenë pjesë e këtij sistemi.
Për të qenë oficer korrektues nuk është punë e lehtë, prandaj unë iu dëshiroj suksese në punën tuaj, u shpreh Bach para të pranishmëve. Ai tha se EULEX-i e mirëpret inkuadrimin e kësaj gjenerate në Shërbimin Korrektues.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi tha se Akademia ka qenë dhe do të vazhdojë të ofroj trajnimi profesionalen për pjesëtaret e sigurisë publike.
Ai tha tashmë Akademia është duke ofruar program studimor bachellor në fushën e sigurisë për të gjithë pjesëtaret e sigurisë publike, në mesin e të cilëve janë edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi janë të regjistruar 43 studentë, të cilët pas diplomimit do të fitojnë kompetenca menaxheriale dhe do të bëhen specialistë të fushave, tha Smakiqi.
Ai para të pranishmëve ka folur edhe për projektin e dytë të binjakëzimit i cili ka për qëllim zhvillimin e trajnimeve vokacionale, përkrahja e studimeve bachelor dhe funksionalizmin e institutit të hulumtimit në Akademi.
Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është puna e përditshme e Akademisë dhe partnerëve tanë siç janë ICITAP-it, OSBE-së dhe Komisioni Evropian, u shpreh Smakiqi duke thënë se në Akademi aktualisht janë duke ndjekur trajnimin 24 zyrtarë të Agjencisë së Emergjencave nga grupi prej 80 pjesëtareve, të cilët në javët në vijim do ta kryejnë trajnimin bazik.
Smakiqi u ka uruar kadetëve të sa po diplomuar suksese, duke iu dëshiruar shërbim sa me profesional në punën e tyre
Ndryshe ky trajnim ka zgjatur 15 javë.