Një delegacion nga Komanda e Stërvitjes dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë vizitoi Akademinë

20.10.2015

Vushtrri, 20 tetor 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Komanda e Stërvitjes dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë i kryesuar nga kolonel Oliver Stratman të cilët ishin të shoqëruar  edhe nga oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),  majori Shpend Zogaj dhe kapiteni Bekim Begolli.

Drejtori Smakiqi fillimisht i uroi mirëseardhje delegacionit e më pas i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në Akademi, për progresin e arritur në fushën e trajnimeve si dhe për arsimimin e lartë.

Po ashtu drejtori Smakiqi u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë Gjermania në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Akademisë.

Ndërsa delegacioni nga Gjermania shprehu interesimin lidhur me trajnimet e pjesëtareve të sigurisë publike, njëkohësisht shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.