Një delegacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Grave Police vizitoi Akademinë

23.09.2015

Vushtrri, 23 shtator 2015 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Grave Police, nga APON/Rrjeti i Grave Police të Evropës Jug-Lindore, Rrjeti Evropian i Grave Police dhe nga shoqata e Grave të Policisë së Kosovës. Delegacioni në fjalë u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, nga përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Driton Zabërgja dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë. 

Gjatë takimit drejtori Smakiqi i uroi mirëseardhje delegacionit e më pas i informoi lidhur me proceset e fundit si dhe progresin e arritur në Akademi, zhvillimin e trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, hapjen e Fakultetit të Sigurisë si dhe për bashkëpunimet ndërkombëtare.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka marr karakter regjional dhe me gjerë me ofrimin e trajnimeve jo vetëm për pjesëtaret e sigurisë publike në vend, por edhe për vendet e Ballkanit”, tha Smakiqi.  

Ndërsa përfaqësueset e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police u shprehen të lumtura për vizitën e tyre dhe progresin e arritur në Akademi.

Ndryshe  misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një Konference me teme  "Integrimi i perspektivës gjinore në sektorin e sigurisë",  që është mbajtur dy ditë radhazi me 22 dhe 23 shtator në Prishtinë.