Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Vushtrri, 14 shator 2015 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e dymbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me proceset e fundit të Akademisë.
Pikë diskutimi në rëndin e ditës ka qenë raporti mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave për Institucionet e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/16.
Pikë tjetër e diskutimit ka qen edhe projekti i binjakëzimit me titull, Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike në Kosovë, dhe caktimi i personave përgjegjës nga agjencionet e Sigurisë publike rreth implementimit të këtij projekti.
Gjithashtu në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin gjashtë mujor të Akademisë.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues Emrush Thaqi, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Shërbimit Sprovues Bajram Bujupi,, përfaqësues nga Dogana e Kosovës dhe Agjencionit të Menaxhimit Emergjent, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.