Akademinë sot e vizitoi Presidenti i Seksionit të ANP-së së San Franciskos Calvin Chow

24.07.2015

Vushtrri, 24 korrik 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Presidenti i Seksionit  të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos  Calvin Chow, i cili ishte i shoqëruar nga Uliks Gjonaj Instruktorë në disiplinën krav maga.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, nënkolonel Akrem Racaj si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

 

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi foli për strukturën organizative të Akademisë, hapjen e Fakultetit të Sigurisë si dhe rreth trajnimeve të cilat mbahen në Akademi nga agjencionet e sigurisë publike.

Drejtori Smakiqi tha se partneriteti i pandërprerë i Akademisë me institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencitë e Sigurisë Publike.

 

Gjithashtu gjatë këtij takimi dhe nënkolonel Akrem  Racaj  para të pranishmëve bëri një prezantim rreth organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.