Filloi zbatimi i programit të intershipit
Vushtrri, 21 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi se zbatuari programi i intershipit. Studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike që nga data 20 korrik 2015 kanë filluar praktiken nëpër agjencionet e sigurisë publik. Gjatë një takimi që u mbajt sot ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike, studentët e këtij fakulteti si dhe mentorët e agjencioneve të sigurisë, u diskutua rreth të arriturave dhe zbatimit të programit studimor bachellor në mënyrë teorike, si dhe rreth fillimit të praktikës studimor nga ana e studentëve. Periudha e parë e praktikës se studentëve do të zgjatë nëntë javë.
Programi studimor bachellor i sigurisë publike në Akademinë e Sigurisë Publike zgjatë katër vjet dhe ka 240 kredi, ku një e treta e këtij programi përbëhet nga pjesa praktike.
Ndryshe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është hapur në vitin 2014 dhe viti i parë akademikë 2014/2015 ka filluar më 15 tetor 2014, ku janë duke ndjekur studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor bachellor në fushën e sigurisë.