Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë
Vushtrri, 30 qershor 2015 Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës Nuredin Ibishin dhe Rexhep Selimin; anëtar të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.
Drejtori Smakiqi i njoftoi deputetet për të gjitha aktivitet, arritjet dhe sfidat e AKSP-së.
Po ashtu Smakiqi i njoftoi ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit, ku si rrjedhojë e punës se mirëfilltë dy vjeçare është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit më deputetet foli edhe për proceset e fundit, për progresin e arritur në Akademi, zhvillimin e trajnimeve nga agjencitë e sigurisë, funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
Duke folur rreth trajnimeve drejtori Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Ndërsa deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat për t'i ofruar trajnime dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do t'i japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.
Ata vlerësuan se Akademia ka bazament dhe kapacitet që të jetë një qendër e rëndësishme për trajnimet e pjesëtarëve të sigurisë publike, jo vetëm për agjencitë e sigurisë në vend por edhe më gjerë.