Përfundoi trajnim për zyrtaret kufitar te vijës se gjelbër

12.06.2015

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi “Trajnimi Regjional për Vije te Gjelbër Kufitare”, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 27 oficer policor nga vendet e regjionit. 


Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën përkujdesjen e  Aurora Castillo, këshilltare e lartë për PMIK ( Programi i Minaxhimit të Integruar të Kufirit) dhe nënkolonelit, Mentor Shabani, zyrtari i lart nga Policia Kufitare e Kosovës.


Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, Cameron Fisher Menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i PK-së, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm AKSP-së.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.


“Akademia do të vazhdoi të përkrah të gjitha trajnimet regjionale të cilat kanë një rëndësi tepër të madhe për sigurinë e qytetarëve”.  Ai falënderoi ICITAP-in për organizimin këtij trajnimi.


Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni duke përshëndetur të pranishmit iu uroi suksese në punën e tyre,  pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova dhe vendet e rajonit. 

“Policia e Kosovës do të jetë e hapur me të gjitha Policitë e Vendeve të Regjionit dhe më gjer. Kjo është e vetmja rrugë e ndaljes të kanosjeve të cilat mundë të i kemi si regjion”.


Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  

Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike.


Në funde u ndanë certifikata për vijuesit e trajnimit.Po ashtu Zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin e saj Zotin Smakiqi.