U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
Vushtrri, 08 qershor 2015 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajti sot takimin e njëmbëdhjetë ku u diskutuan çështje të cilat kanë të bëjnë me procesin dhe aktivitetet që zhvillohen në Akademi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor në organizimin e trajnimeve.
Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, elaburoi çdo shpenzim që është bërë dhe do të bëhet për aktivitetet dhe trajnimet.
Ndërkaq Bordi i Akademisë e konfirmoi mbështetjen si institucion më i rëndësishëm për zhvillimin e trajnimeve dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Pikë diskutimin në rëndin e ditës ka qenë edhe përcaktimi i kuotës për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin 2015/2016.
Më këtë rast Bordi i Akademisë mori vendim se numrin i atyre që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin e ri akademik 2015/2016, do të jetë 65 studentë.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth përcaktimit të statusit të studentëve në agjencionet e sigurisë publike pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Emrush Thaci, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtoresha e Shërbimit Sprovues Metije Ademi, përfaqësuesja e Doganave së Kosovës si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.