Përfundoi trajnimi për trajnerët e Policisë Kufitare

05.06.2015

Vushtrri, 05 qershor 2015 –  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi trajnimi  për trajnerët e  Policisë Kufitare, ku morën pjesë 22 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

 

Në ceremoni të çertifikimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it, nënkolonel Driton Zabergja si dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe ICITAP-i.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke  falënderuar në veçanti  ICITAP-in për përkrahjen e këtij trajnimi.Gjithashtu Smakiqi falënderoi  edhe instruktoret për kontributin e dhënë në bartjen e përvojave tek zyrtarët policor.


 

‘’Ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, këtë rast e ICITAP-it ka qenë gjithherë prezent   në përkrahjen e Akademisë në zhvillimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike’’, tha Smakiqi.

 

Ndërsa Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it i inkurajoi zyrtarët policor për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtij trajnimi.  Gjithashtu ai theksoi se ICITAP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Akademinë  në arritjen e objektivave për trajnimin dhe aftësimin sa më profesional për pjesëtarët e sigurisë publike. 

 

Nënkolonel Driton Zabergja  tha se ky është një trajnim mjaftë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës, trajnim i cili do të kontribuoj në punën dhe përgjegjësit e tyre.

Ligjërues në trajnimin për trajnerët e Policisë Kufitare i cili ka zgjatur tri jave ishin instruktor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).