Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion të Universitetit Policor nga Munsteri i Gjermanisë
Vushtrri, 11 maj 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion i Universitetit Policor Gjerman nga Munster i kryesuar nga Gerd Thielmann, zëvendës president i këtij universiteti. Delegacioni gjerman u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave mes Universiteti Policor Gjerman dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, vlerësoi lart vizitën e delegacionit gjerman duke thënë se vizitat e tilla janë një përkrahje e madhe për Akademinë dhe një inspirim për kadetët që ta përfundojnë më sukses trajnimin e tyre bazik.
Kadetët e Policisë së Kosovës në qershor do ti bashkëngjiten 8 mijë policëve të Policisë së Kosovës të cilët janë trajnuar në Akademi. Këtu deri më tani janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike, tha Smakiqi para të pranishmëve.
Smakiqi falënderoi të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilat e kanë përkrahur dhe po vazhdojnë ta përkrahin Akademinë siç janë; OSBE-ja, ICITAP-i, Bashkimi Evropian dhe shtetet evropiane veç e veç.
Drejtori Smakiqi tha se partneriteti i pandërprerë i Akademisë me institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencitë e Sigurisë Publike.
Para të pranishmeve Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët.
Para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës foli edhe zëvendës presidenti i Universitetit Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann.
Ai tha se policia është njëri ndër institucionet më të rëndësishëm të një shteti.
Polica është një institucion qendror dhe simbolik e një shteti. Ajo simbolizon faktin se një shoqëri e deklaron një shtet të pavarur në një territor të caktuar - një ngjarje historike që ndodhi këtu në Kosovë. Prandaj ju jeni anëtarë krenar i një institucioni i cili është më rëndësi jetik për një shtet, u shpreh Thielmann duke thënë se sjellja e mire për çdo pjesëtarë të policisë është thelbësore për organizatën dhe shtetin.
Për ti përmbushur këto kërkesa ambicioze ju duhet të keni një edukim gjithëpërfshirës siç është trajnimi bazik, arsimim të avancuar akademik i orientuar në jurispodencë, shkenca shoqërore, shkenca penale apo taktika policore etj, tha Thielmann.
Thielman iu ka uruar kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës një arsimim të frytshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe të jenë bartës të suksesshëm të këtij edukimi.
Para paradës së kadetëve të gjeneratës së 52 foli edhe nënkolonel Driton Zabërxha i cili vizitën e delegacionit gjerman vlerësoi si shumë të rëndësishme, ndërsa kadetëve iu uroj suksese gjatë trajnimit dhe gjatë detyrës si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ndryshe gjatë kësaj vizite përfaqësuesit nga Akademia dhe përfaqësuesit e Universiteti Policor Gjerman bënë nga një prezantim ku folën rreth funksionimit dhe sistemit të arsimit nëpër këto dy institucione arsimore.
Në fund të vizitës zëvendës president i Universiteti Policor nga Munster i Gjermanisë, Gerd Thielmann, mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Në takim morën pjesë, Henrik Malmquist, drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike; Carsten Twelmeier, zëvendës drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE si dhe përfaqësues tjerë nga agjencionet e sigurisë publike