OSBE-ja dhuron donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 16 prill 2015 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), sot dhuroi një donacion të teknologjisë informative: 84 kompjutera,10 printerë, 3 fotokopje, 2 serverë, 30 telefona digjital.
Të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Përgjithshëm i Akademisë
Ismail Smakiqi, Tamas Magda, udhëheqës i
Administratës dhe Financave në OSBE, Carsten
Twelmeier u.d drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike si dhe
zyrtarë të lartë nga OSBE-ja dhe Akademia.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e informoi Magda, rreth historikut të Akademisë, si dhe rreth funksionimit të Fakultetit të Sigurisë i cili është në kuadër të Akademisë.
Drejtori Smakiqi falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për
ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ngritjen e
kapaciteteve të Akademisë.
Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Akademinë
duke dhënë donacione të shumta për ngritjen sa më profesionale në sektorin e
sigurisë tha Smakiqi.
Në fund Smakiqi theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ndërsa Tamas Magda, udhëheqës i Administratës dhe Financave
në OSBE theksoi se ky nuk është fundi i përkrahjes
nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Gjithashtu ai e vlerësoi lartë punën e Policisë së Kosovës
dhe potencoi se Policia e Kosovës është njëri ndër institucionet më të
besueshme në Republikën e Kosovës.