Një delegacion nga Suedia vizitoi AKSP
Vushtrri, 18 mars 2015 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot priti një delegacion nga Suedia i udhëhequr nga Eva Johanson kryetare e këshillit koordinues të qeverisë komunale në Suedi.
Drejtori Smakiqi fillimisht iu uroi mirëseardhje delegacionit e më pas i informoi lidhur me proceset e fundit si dhe progresin e arritur në Akademi, zhvillimi i trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, hapja e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
Ndërsa delegacioni nga Suedia shprehen interesimin e tyre rreth rekrutimit për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës si dhe rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuara.
Ata u ndanë të kënaqur me vizitën e bërë në Akademi si dhe shprehen falënderimet për pritjen.