Drejtori Smakiqi priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë
Vushtrri, 04 mars 2015- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Komisioni zviceran i Shefave të Policisë i udhëhequr nga presidenti i komisionit Jacques Antenen. Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës.
Më këtë rast drejtori i Akademisë së Kosovës për Sigurisë Publike, Ismail Smakiqi e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme për Akademinë dhe kadetët e saj. Ai tha se këto vizita janë motiv për kadetët që ata të jenë edhe më të suksesshëm në përfundimin e trajnimit bazikë.
Para të pranishmëve Smakiqi foli edhe për numrin e pjesëtarëve të sigurisë publike që kanë përfunduar trajnimin në Akademi.
Deri më tani janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjencionet e Sigurisë Publike, u shpreh Smakiqi duke thënë se më përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, në Akademi ka mjaftë të arritura.
Bashkëpunimi i pandërprerë i Akademisë më institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht, institucion më i besueshëm dhe shumë profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencionet e Sigurisë Publike, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Akademisë dhe Kosovës në Përgjithësi.
Ndërkaq presidenti i Komisionit zviceran të Shefave të Policisë, Jacques Antenen, shprehi kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi. Ai tha se ndihet i impresionuar më të arriturat, disiplinën dhe rregullat në Akademi. Ai para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës tha se policia është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë dhe shtetit.
Në Kosovë nuk kemi qen një kohë të gjatë, por ata të cilët merren me sigurinë na kanë thënë që shkalla e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës është shumë e lartë. Kjo me të vërtetë është një shenjë e mirë për të ardhmen e këtij shteti. Ne shohim sot këtu se populli i Kosovës ka shumë të drejtë që të ju beson juve, u shpreh Antenen duke iu dëshiruar kadetëve suksese në shkollimin dhe punën e tyre.
Edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Akademi, Driton Zabërxha ka falënderuar delegacionin për vizitën e tyre në Akademi. Zabërxha para të pranishmeve ka folur për suksesin dhe të arriturat e gjeneratës së 52 të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë duke e përfunduar trajnimin bazik në Akademi.
Ndryshe delegacioni zviceran gjatë pyetjeve të tyre shprehen interesimin se si është procedura në Kosovë rreth regrutimit për të qenë pjesë e Policisë dhe procedurat rreth avancimit të tyre. Delegacioni zviceran vlerësoi lartë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është shumë e avancuar. Shefat e policisë zvicerane premtuan angazhim të plotë në përkrahjen e Akademisë.