Filloi trajnimi Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive
Vushtrri, 03 mars 2015- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi, Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive, përkrahur nga Projekti IPA Fuqizimi dhe Modernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë. Pjesëmarrës të këtij trajnimi janë gjithsej 42 zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit për Hetimin e Aksidenteve Ajrore, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës, OSBE dhe pjesëmarrës nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP).
Në hapje të trajnimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, Dr. Sinikka Salo nga zyra e projektit si dhe Profesor Helena Ranta, Universiteti i Helsinkit.
Dr. Sinikka Salo nga zyra e projektit të IPA tha se Kosova ka kaluar në faza të vështira për ngritjen e kapaciteteve në fushën e Mjekësisë Ligjore. Bashkimi Evropian i përkrah Agjencit e Zbatimit të Ligjit dhe kjo përkrahje do të vazhdoi edhe në të ardhmen tha Salo .
Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu në fjalën e tij tregoi vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, sidomos në fazat e pas luftës dhe ballafaqimin e ekspertëve të këtij departamenti në punët e terrenit.
Drejtori i Përgjithshëm i
Akademisë Ismail Smakiqi falënderoi pjesëmarrësit e këtij trajnimi si dhe
ligjëruesit nga, Universiteti i Helsinkit . Gjithashtu ai theksoi se trajnimet
e tilla i ndihmojnë vendin në ngritjen dhe zhvillimin kapaciteteve, e që është
mjaft me rendësi për institucionet e
sigurisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është vendosja e bazave për themelimin e ekipit me përfaqësuesit e institucioneve kompetente për identifikimin e viktimave në raste të fatkeqësive të ndryshme që mund të ndodhin në vend.
Ligjërues të këtij trajnimi do të
jenë profesor nga Universiteti i Helsinkit. Ligjëratën e parë e mbajti
ekspertja e mirë njohur Profesor Helena Ranta nga Universiteti i Helsinkit.