Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak
Vushtrri, 06 shkurt 2015 Kadetët e Policisë së Kosovës, të cilën janë duke përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe instruktorët në mënyrë vullnetare dhuruan gjak. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës dhe ekipin mjekësor të AKSP-së.
Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar 54 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike të cilët janë duke ndjekur trajnime në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli ku studentët dhuronin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.
Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak, tha Smakiqi.