Përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’

04.02.2015

Vushtrri, 04 shkurt  2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’. Ky trajnim u organizua nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në të cilin morën pjesë dhjetë  pjesëmarrës  nga Shqipëria dhe një nga Kosova. 

 

Qëllimi i këtij trajnimi  ishte aftësimi  i zjarrfikësve në rast të nevojave emergjente, përdorimi i mjeteve themelore gjatë shuarjeve të zjarreve në mënyrë të sigurt dhe efikase duke përdorur njohuritë, teknikat e mundshme gjatë përdorimit të hidrantëve, mënyra e evakuimit etj.

 

Pjesëmarrësit  vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ”ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente”. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.

 

Edhe kësaj here Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofroi mbështetje për trajnimin e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit, këtë rast të Republikës së Shqipërisë.