Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

21.01.2015

Vushtrri, 21 janar 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Evropës (KE), i udhëhequr nga  Andrew Forde, u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin me prioritetet, të arriturat, trajnimet dhe proceset e fundit të Akademisë, e në theks të veçantë hapja e Fakultetit ti Sigurisë Publike.

Gjatë takimit mes drejtorit Smakiqi dhe u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde  u diskutua për bashkëpunimin mes Akademisë dhe organizatave ndërkombëtare këtë rast Këshillit të Evropës, si dhe u diskutua dhe u shpalos projekti i ri  qe ka te bëjë me rregullat e burgjeve sipas standardeve evropiane.

U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde, shprehu gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Akademisë. Në takim u diskutua edhe për projekte të reja, sidomos në fushën e sigurisë .

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmoj Akademinë edhe me ekspert të fushave të sigurisë në interes  të ngritjes dhe kapaciteteve trajnuese për pjesëtaret e sigurisë.

Në fund të takimi drejtori Smakiqi e falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm.