Një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit vizitoi Akademinë

16.01.2015

Vushtrri, 16 janar – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi,  priti sot në takim një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi të udhëhequr nga Kate Mc Farland. Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga zyrtaret e  ICITAP-it  në Kosovë.

Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni në Akademi ishte që të njihen më për se afërmi me zhvillimet, aktivitetet, trajnimet dhe procesin nëpër të cilin po kalon Akademia.

Drejtori Smakiqi fillimisht e falënderoi delegacionin për vizitën duke e njoftuar atë për procesin nëpër të cilin ka kaluar Akademia deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike, si dhe për funksionalizimin e tij. Po ashtu delegacioni u njoftua edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjitha agjencionet e sigurisë publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Ai falënderoi ambasadën amerikane konkretisht ICITAP-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i japin Akademisë.

‘’Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka marr karakter regjional dhe me gjerë me ofrimin e trajnimeve jo vetëm për pjesëtaret e sigurisë publike në vend por edhe  për vendet e Ballkanit’’, tha menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher. 

Po ashtu delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Zyra për Evropë dhe Azi e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat. Po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.