Në Akademi gjatë vitit 2014 është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike dhe janë trajnuar 5627 pjesëtarë të sigurisë publike

16.01.2015

Vushtrri, 16 janar 2015 - Gjatë vitit  2014 Akademia e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP), ka shënuar mjaftë të arritura, dhe me sukses ka përmbush objektivat strategjike të parapara për vitin 2014. Si rezultat i përmbylljes më sukses të projektit të binjakëzimit, për herë të parë në Kosovë është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. Gjatë vitit që e lamë pas në Akademi janë zhvilluar 326 tranime  dhe janë trajnuar  5627 pjesëtarë të sigurisë publike.

Si të arritura me rezultate konkrete për periudhën raportuese janë:

Përmbyllja me sukses e Projektit të Binjakëzimit - Projekti dy vjeçar i binjakëzimit i financuar nga Komisioni Evropian “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike”, duke përmbushur të gjitha rezultatet detyrimore në përgatitjen e AKSP-së në ofrimin e arsimit të lartë.

Akreditimi –Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) bazuar në vendimin e  Këshillit Shtetëror të Cilësisë me datë 01.07.2014 ka marr vendim për akreditimin e programit studimor Bachelor për Siguri Publike (240 ECTS)

Fakulteti i Sigurisë Publike - në kuadër të AKSP-së është hapur edhe Fakulteti i Sigurisë Publike i cili ofron arsim të lartë për zyrtarët  e Agjencioneve të Sigurisë Publike ku nga data 15 Tetor 2014 ka filluar viti i  parë  akademik 2014/15 me gjithsej 69 student.

Aprovimi i Standardeve të Profesionit në Sektorin e Sigurisë Publike – Gjatë vitit 2014 për herë të parë Këshillit Drejtues i Autoritetit Kombëtar i Kualifikimit ka aprovuar standardet e profesionit për sektorin e sigurisë publike për agjencionet që veprojnë në kuadër të AKSP-së si: Zyrtar i ri Policor, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Doganor, Zjarrfikës dhe Zyrtar Sprovues.

Trajnimet – AKSP në kuadër të përgjegjësive për ofrimin e trajnimeve për institucionet e sigurisë publike ka organizuar gjithsej 326 trajnime me 5627 vijues të trajnimeve.

Në kuadër te organizimit të këtyre trajnimeve ka pasur bashkëpunime të shumta edhe me partnerët ndërkombëtarë si: ICITAP, OSBE, BE, EULEX, ambasadën Amerikane, Franceze dhe Policin e Turqisë duke angazhuar ekspertë dhe ligjërues nga lëmit të ndryshme me interes të përfitimit të njohurive.

Në AKSP me përkrahjën e ICITAP-it është organizuar edhe trajnimi me karakter regjional me pjesëmarrës nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia i titulluar Shkolla e Komandës dhe Stafit Policor dhe ka zgjatur 10-javë me ligjërues profesorë nga Universiteti NorthëWestern të SHBA-ve.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar – ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar AKSP-ja ka avancuar ne bashkëpunime duke zhvilluar aktivitetet dhe takime të rëndësishme nga fusha e sigurisë publike; Nënshkrimi i  memorandum të mirëkuptimit me Akademinë Policore të Shqipërisë (APSH), Fillimi i negociatave për nënshkrimin e një “Marrëveshje Pune “ me Institucionin e CEPOL-it; si dhe duke qene pjesëmarrëse ne disa ngjarje dhe konferenca si: Konferencën e tretë të INTERPA-s e mbajtur në Kuala Lumpur, Malajzia
Punëtoria mbi Standardet për të drejtat e njeriut për trajnimin e zyrtarëve të zbatimin të ligjit e organizuar nga TAIEX-it e mbajtur në Bruksel të Belgjikës
,, Java ndërkombëtare” e organizuar nga Akademia e Shkencave të Sigurisë në Estoni

Vizit Universitetit të Policisë Gjermane në Muenster të Gjermanisë.

Akademia poashtu është vizititar nga 20 delegacione të niveleve të ndryshme nga vendet e huaja.

Ndërtimi i Konviktit – me qellim te krijimit te një infrastrukture moderne për realizimin e mandatit te saj, gjate viti 2014 AKSP-ja ka realizuar edhe projektin kapital për ndërtimin e konviktit të nivelit të lartë me një sipërfaqe prej 3800 m2 duke përfshirë edhe salla leximi, kabinete dhe shume elemente tjera përcjellëse.