Kadetët e Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë

18.12.2014

Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot kadetët e gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë njëherit edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni i cili gjithashtu është edhe udhëheqës i këtij bordi.

Me këtë rast Maxhuni mbajti një fjalim  i cili ju drejtua kadetëve duke çmuar vendosmërinë e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

‘’Profesioni i policit ngërthen ne vete një kompleksitet që ndërlidhët më shumë elemente, dhe këto elemente mund ti mësoni gjatë trajnimit bazike. Profesioni i policit në asnjë rrethanë nuk duhet kuptuar si privilegj, por si përgjegjësi  dhe obligim për ruajtjen e rëndit dhe sigurisë në vend dhe për këtë gjatë trajnimit bazik ju duhet ti jepni prioritet ngritjes së juaj profesionale’’, tha Maxhuni.

Gjithashtu ai inkurajoi kadetët që maksimalisht të angazhohen në nxënien e njohurive që do të ju shërbejnë në  punën e tyre.

‘’Ndihuni krenar për vendimin që keni marrë për ti shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës’’, tha Maxhuni.