Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës

01.12.2014

Vushtrri, 01 dhjetor 2014 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të  Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.  Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i përshëndeti kadetë dhe iu dëshiroj suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Smakiqi i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. 

Po ashtu edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërxha i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.  

Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 serb, 6 boshnjak, 2 rom dhe 3 egjiptian.