Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës

10.11.2014

Pas një trajnimi dhjet javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës. 

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendës ambasadorja Jennifer Bachus, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha, drejtori i Qendrës për Siguri Publike i Universitetit Northwestern David Bradford, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher  si dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë 40 udhëheqës të lartë të policisë nga vendet e rajonit nga Kosova Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia,  Maqedonia dhe Mali i Zi.

Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.

Akademia edhe kësaj here ka qen nikoqire e mbajtjes së trajnimit Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.