Filluan ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike

22.10.2014

Vushtrri, 22 tetor 2014 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  filluan ligjëratat në programin bachellor për 69 studentët, pjesëtarë të institucioneve të sigurisë publike. 

Sot para studentëve mbajti ligjërata kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,  prof.dr. Enver Hasani.

Me këtë rast Hasani u shprehë se ndjehet i lumtur  qw të kontribuoj në arsimimin e të punësuarve në institucionet e sigurisë, në përgjithësi rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Përveç personelit të rregullt akademik prej tetë mësimdhënësve, Akademia ka angazhuar edhe një numër të mësimdhënësve nga Universiteti i Prishtinës si dhe ekspert në fushën e sigurisë 

Ky program i studimeve bachellor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike. Programin studimor në nivelin bachellor të Fakultetit të Sigurisë Publike e bënë programin unikat në regjion dhe me gjerë.

Fakulteti i Sigurisë Publike filloi vitin e parë akademikë  2014/2015 më 15 tetor 2014, ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë.